Flash News

KRYESORE

Majko flet për marrëveshje jashtë Parlamentit:  Politika është matematikë, zëvendësuesit kanë bërë historinë

Majko flet për marrëveshje jashtë Parlamentit:  Politika

Duke folur për marrëveshjen me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është ndalur edhe te marrëveshjet PS-PD.

Majko apeloi opozitën që të shmangë batutat dhe të bëhet më racionale, pasi kostot i mban vetë PS.

Politikan nuk është vetëm ai që di që çfarë nuk do, por politikan më i rëndësishëm është ai që di se çfarë do. Meqë këtu u diskutua marrëveshja jonë mes PS e PD mos u shqetësoni.

Në fund, kjo është një histori që na takon ne. Dhe kostot apo vlera do i fitojmë ne. Ajo që është më e rëndësishme për ju është se çfarëdo lloj marrëveshje të diskutohet jashtë parlamentit, në fund fare politika është matematike. Do vijë në këtë sallë të votohet, Pa votën tuaj ne nuk raitifkojmë asnjë marrëveshje me mollë, dardhë, pjeshka, ngjala, hamburger, mendoj se duhet të heqim dorë nga batutat dhe të jemi racionalë me këtë që po ndodh me të gjithë ne. Ka shumë skuadra të mëdha në shumë sporte ku zëvendësuesit kanë bërë historinë, jo me sharje e batuta, por me akte e lojë të ndershme”, u shpreh Majko gjatë fjalës në Kuvend.

Të fundit