Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Mali me detyrime ndaj shtetit i ARMO-s dhe nënkontraktorëve arrin në 240 mln euro; 11% e tyre u krijuan në 2017-n
Që pas privatizimit, rafineria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është shndërruar në një burim evazioni, për shkak se kompanitë, që e kanë administruar, nuk kanë paguar në mënyrë periodike detyrimet në shtet.
Për rrjedhojë, ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet për kompanitë që kanë borxhin më të madh tatimor në vend. Vetëm në 2017-n, kompanitë e lidhura me ARMO-n krijuan 27 milionë euro detyrime të reja (11% e totalit).
Sipas një raporti të tatimeve në lidhje me borxhin tatimor shihet se, ARMO kishte 21 miliardë lekë detyrime të mbartura deri në fund të vitit 2016. Një pjesë e detyrimit është krijuar në momentin kur ajo administrohej nga Taçi Oil, e cila është në proces falimenti dhe me pak mundësi për të rikuperuar detyrimin. Por me falimentin e Taçi Oil dhe shitjen e ARMO-s tek azerët e Heaney Assets Corporation në gusht 2013, edhe kompanitë që e morën në përdorim vijuan me kulturën e mospagimit të taksave. Detyrime të larta krijuan edhe nënkontraktorët. Borxhin më të lartë e krijoi kompania Deveron që, sipas tatimeve, deri në fund të vitit 2016 kishte akumuluar mbi 7 miliardë lekë detyrime në tatime.
Deveron Oil është krijuar në fund të vitit 2013, sipas ekstraktit në QKR, por që u rrit me shpejtësi në 2014-n e 2015-n. Qarkullimi i saj vjetor ishte 10.7 miliardë lekë në 2014-n dhe 11 miliardë lekë në 2015-n, sipas tatimeve, duke u katapultuar me shpejtësi në 20 kompanitë më të mëdha në vend. Deveron Oil është 100% në pronësi të Deveron Advisor Corp dhe aksionet e saj janë aktualisht të bllokuara nga urdhra të shumë të përmbaruesve për llogari të doganës, tatimeve e të tretëve.
Detyrimet e ARMO u ulën në mënyrë drastike me procesin e fshirjes së detyrimeve që nisi në vjeshtë të vitit të kaluar, nga 21.2 mld lekë në 9.5 mld lekë, ndërsa Devenon nuk figuron më në listën e debitorëve në vitin 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet.
Vetëm në vitin 2017 u shtuan 27 milionë euro detyrime të reja
Teksa nga “aministia”, detyrimet e ARMOs janë ulur me shumë se 55% shihet se kompania që aktualisht administron ARMO-n, IRTC, vetëm në një vit ka akumuluar detyrime ndaj tatimeve në vlerën e 3.7 miliardë lekëve ose 27 milionë euro.
Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin. Transaksioni mbeti i paqartë, teksa zyrtarisht 80% të ARMO-s i kanë ende azerët e Heaney Assets Corp., që blenë 80% të aksioneve nga Taçi Oil (Anika Enterprises SA) në gusht 2013.
Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit 2017 nafta e prodhuar nga ARMO zuri 30 për qind të tregut, teksa eksporton edhe nga Kosovë.
Nafta vendase, sipas të dhënave të publikuara për 5-mujorin nga Ministria e Financave rezulton të kishte paguar vetëm akcizën dhe jo TVSH-në. Sipas të dhënave të 5-mujorit, të përpunuara në gusht nga Monitor, bazuar në informacionin zyrtar të financave, rezultonte se nga prodhimi vendas i naftës prej 69 mijë tonë ishte paguar vetëm rreth 40 lekë për litër (pra vetëm akciza, që është fikse 37 lekë për litër, por pagesa varion në bazë të densitetit të deklaruar të naftës), ndërkohë që taksimi minimal për një litër naftë është minimumi 80 lekë për litër (përfshirë TVSH-në që është 20%, taksë qarkullimi fiske prej 27 lekë për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër). Për një prodhim prej rreth 66 mijë ton më shumë, me një çmim minimal prej 140-150 lekë për litër, TVSH e arkëtuar shtesë për 5 mujorin nga nafta vendase duhet të ishte të paktën 2-2.2 miliardë lekë, raporton "Monitor".
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56