Flash News

KRYESORE

Manaj i paedukatë, kapet me gazetarin dhe me legjendën Vata

Rei Manaj shënoi gol në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Andorrës, por shpërdoroi plot raste gjatë takimit. Kjo u bë subjekt i pyetjeve në studion e RTSH pas barazimit 2-2 në "Elbasan Arena" dhe sulmuesit të kombëtares shqiptare nuk i pëlqeu aspak kjo situatë.

Duket se ai nuk i pranon kritikat dhe ka një mentalitet tipik shqiptar kur dikush i bën një vërejtje. I ndodhi në dy raste njëherësh, me gazetarin Eno Skarço dhe me legjendën e futbollit shqiptar, Rudi Vata.

Gazetari i vuri ne dukje individualizmin e tepruar dhe kaq mjaftoi që Manaj të hidhej në kundërsulm: "Kush e tha këtë, që jam individualist? Mendimi yt?! Nuk jam aspak dakord".

Më pas, Vata i përmendi faktin se nuk ka qenë mirë fizikisht. Manaj ia ktheu menjëherë gjithë vrer dhe arrogancë: "Nuk është ashtu, mendimi yt! Nuk kam se çfarë të them. Hajt shëndet!"

Edukata e një sportisti duhet të vijë e para, por fatkeqësisht sulmuesit tonë i mungon ky virtyr thelbësor i jetës. Urojmë që me kalimin e viteve të përmirësohet në këtë aspekt.

Të fundit