Flash News

KRYESORE

Mapo 'i merr nderin' Fatos Lubonjës: Ndryshe nga ç’shfaqet dhe deklaron, i përdor parimet për të mbrojtur interesa

Mapo 'i merr nderin' Fatos Lubonjës: Ndryshe nga

Pedagogu i Filozofisë ne UET, me nje rubrike te perjavshme ne gazetën ‘Mapo’, Klementin Mile, ka publikuar sot një artikull kundër analistit Fatos Lubonja, të cilin e akuzon se i përdor parimet e tij për të mbrojtur interesat personale. Ndonëse nuk shpjegon arsyen, Mile niset të sulmojë Lubonjën nga një kritikë e këtij të fundit për televizionin Klan, pronarin Aleksandër Frangaj dhe drejtuesin e emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu.

Intelektuali publik Fatos Lubonja ka humbur shumë, por jo gjithçka, thotë Mile, ky intelektual publik e ka humbur disa herë nderin e tij dhe guximi për t’u shfaqur në media e për t’i folur popullit, në fakt, nuk i bën nder.

Për të mbështetur argumentin e tij, Klementin Mile hidhet në një tjetër epokë, në komunizëm, ku i kujton Fatos Lubonjës kongreset e Partisë Komuniste dhe gjyqin e babait.

“Ndryshe nga ç’shfaqet dhe deklaron, Lubonja nuk është as puritan, as antikomunist, as antipolitik, as antikapitalist, as ambientalist. Sikurse intelektualë të tjerë publikë të këtij vendi, edhe ai i përdor parimet për të mbrojtur interesa. Sigurisht, jo ata publikë”, shkruan ndër të tjera Mile.

Pjesë nga shkrimi i Klementin Miles në gazetën Mapo:

Sidoqoftë, fakti që Lubonja mund të jetë duke thënë të vërtetën, nuk ia lë të pacenuar nderin. Atë ai e ka humbur në të paktën pesë raste.

Rasti 1: Fjalimi në Kongresin e Rinisë, në prani të Enver Hoxhës. Rinia e intelektualit publik të sotëm është shënjuar nga ky fjalim, të cilin, sigurisht, pakkush e kujton. Lubonja antikomunist? Patetizmi i fjalimit të mbushur me besnikëri ndaj Partisë së Punës dhe Enverit, në atë moshë kur zemra flet para mendjes, dëshmon të kundërtën.

Rasti 2: Dëshmia kundër babait. I thirrur në hetuesi, Lubonja dha një dëshmi që e rëndoi më tej gjendjen e babait të vet, dhe përfundimisht kontribuoi për ta mbështetur akuzën e sistemit që e çoi në burg. Një njollë e tillë në ndërgjegje nuk lahet kollaj.

Rasti 3: Forumi për demokraci. Lubonja qe njëri nga tre bashkëkryetarët e atij institucioni opozitar ndaj Berishës në vitin 1997, por pastaj ai e denoncoi marrëveshjen e 9 marsit të po atij viti, e cila e nxori vendin nga gjendja e jashtëzakonshme dhe eventualisht bëri president të vendit opozitarin Rexhep Mejdani. Lubonja antipolitik? Përkundrazi, thellësisht dhe konkretisht në politikë.

Rasti 4: Lidhja me Klanin. Lubonja ka qenë pjesë thelbësore e emisioneve të TV Klanit për një kohë të gjatë, ku, mbi të gjitha, kujtohet për pjesëmarrjen e tij tek “Opinioni” i Fevziut. Aty ai është paguar dhe jo keq. Tani Klani, Fevziu dhe Frangaj rezultojnë negativë në llogarinë e Lubonjës, ndërkohë që vetëm pak vite më parë ishin krejt në rregull për të. Lubonja antikapitalist?

Rasti 5: “Beketi i plehrave” dhe i Agonit. Biznesmeni italian Françesko Beketi qe i pari që, në bashkëpunim me qeverinë Nano në 2003, projektoi një impiant përpunimi të plehrave në Shqipëri, me kushtin që 39% e kapacitetit të tij të përpunonte plehrat e importuara nga Italia. Në vitin 2013 Lubonja e la Klanin dhe shkoi të punonte tek Agon Channel, televizion i ngritur nga Beketi, për një rrogë të stërmadhe. Qëndroi aty deri në mbylljen e Agonit dhe ikjen e Beketit nga Shqipëria. Lubonja ambientalist?

Të fundit