Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut rihap kufijtë më 26 qershor, s’ka më teste, as vetëizolim

Maqedonia e Veriut rihap kufijtë më 26 qershor, s’ka më

Maqedonia e Veriut do të rihapë kufijtë më 26 qershor me një sërë masash lehtësuese. Më të rëndësishmet janë që nuk do të ketë më teste dhe vetëkarantinim 14-ditor për udhëtarët që futen në territor.

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar masa të tjera.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

Deri tani totali i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid është 5311.

Të fundit