Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Marrëveshja e Maqedonisë së Veriut, Besnik Mustafaj: Lidershipi shqiptar tregoi pjekuri të re
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur së fundmi për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshjen për qeverinë e re.
I ftuar në në rubrikën “Opinion”, Mustafaj është shprehur se fakti që 100 ditët e fundit do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, është surprizë sepse dhe kur Ali Ahmeti e thoshte në fushatë askush nuk e besonte.
Sipas tij, kjo është një arritje edhe pse është simbolike. Më tej ai ka shtuar se lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut tregoi pjekuri të re.
“Ka surpriza sigurisht sepse surprizë ka qenë një nga sloganet e BDI-së dhe Ali Ahmetit, është koha për një kryeministër shqiptar. Askush nuk e besonte. Unë personalisht kam shkruar që kjo nuk bëhet, që do jetë e vështirë të ndodhë. Ai arriti një diçka. Në mënyrë simbolike ne do kemi një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisë që filloi procesi për krijimin e saj. Në këtë kuptim është një surprizë sepse kjo tregon një rritje të ndjeshme të rolit të faktorit shqiptar në institucionet qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besoj se BDI, personalisht Ali Ahmeti, lidershipi shqiptar atje tregoi një vetëdije të re, një pjekuri të re dhe pritet tashmë se sa ndikim do ketë kjo rritje në përmbushjen e mëtejshme të të drejtave të shqiptarëve. Kryeministri shqiptar është simbolik por është hera e parë. Të zgjedhur në mënyrë institucionale dhe në sajë të negociatave politike”, deklaroi Mustafaj.
Sipas tij, thyerja e tendencës për një qeveri të rreshtuar në mënyrë nacionaliste është një shërbim i madh për vendin.
“Mos harrojmë se Zaev që e pranoi këtë kompromis ishte ai që në fushatë tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Thyerja e një tendence për t’u rreshtuar në mënyrë nacionaliste etnitë në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet kësaj marrëveshje është një shërbim shumë i madh që i bëhet në radhë të parë Maqedonisë. Çdo rreshtim etnik është në dëm të kohezionit të kësaj Republike dhe kthim mbrapa në kohën e tensioneve e përplasjeve ndëretnike. Është simbolike por është e rëndësishme në 100 ditët e fundit sepse do udhëheqë procesin zgjedhor. Një kryeministër shqiptar që do tregojë kapacitetet janë një provë e re për komunitetin shqiptar për kapacitetet e tij shtet formuese.
Ka qenë një pozicion shumë i vështirë, një aftësi negociuese nga ana e BDI-së, një shtrim parimor i problemit. Po të kemi parasysh deklaratën që bëri pas Ali Ahmeti, ka qenë shtrim i problemit në perspektivën e interesit të përgjithshëm, jo veç interesit të shqiptarëve. Përveç kësaj janë marrë disa nga ministritë e rëndësishme që do drejtohen nga shqiptarët. Si ministria e mbrojtjes, ministria e jashtme dhe kryetari i parlamentit”, tha ai.
A është për banorët e Maqedonisë së Veriut pavarësisht nga etnia, një qeveri premtuese?
“Ne nuk njohim ende emrat, sepse dhe personaliteti i njerëzve që do drejtojnë institucionet ka shumë rëndësi. Marrëveshja politike është një letër nëse nuk mishërohet përmes personaliteteve të afta. Ende nuk mund të gjykojmë për kompozimin e qeverisë. Interes i kësaj marrëveshje është në faktin se kjo marrëveshje siguron paqe ndëretnike, kohezion shumë të madh, i shërben rritjes së kohezionit të kësaj shoqërie dhe stabilitet politik. Duke pasur këto elemente, ekonomia ka më shumë mundësi për tu zhvilluar, kultura po ashtu, qetësia shpirtërore. Kjo marrëveshje është njësoj në interes të çdo qytetari pavarësisht përkatësisë etnike”, deklaroi Mustafaj.
Ai pranoi se në rritjen e VMRO ka ndikuar vendimi i BE-së.
“Në kohën kur negociohej marrëveshja dhe kalohej në parlament. Zaev ishte shumë optimist dhe bëri një deklaratë që u mbajt, sepse këto ishin zgjedhje të parakohshme. Kështu ndodhi. Gjithmonë zgjedhjet e parakohshme pavarësisht nga arsyeja, i shërbejnë opozitës. Kjo ka ndikuar. Mos harrojmë se Zaev, LSDM bëri një performancë jo aq të shkëlqyer, mori një deputet më shumë duke qenë në koalicion me një parti shqiptare. Pa këtë parit shqiptare brenda koalicionit që edhe kjo ishte një novitet, se e afroi drejt integrimit në BE dhe u anëtarësua dhe në NATO.
Bashkësia shqiptare, partitë shqiptare që ishin në mbështetje të kësaj marrëveshje sollën një mobilizim më të madh të lektoratit shqiptar për të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.
Sa i përket takimit në SHBA mes Kosovës e Serbisë më 2 shtator, Mustafaj tha se kjo që pritet është shumë më mirë se takimi që u prish dhe sipas tij synohet njohja reciproke përmes bashkëpunimit ekonomik.
“Unë besoj se kjo është një gjë shumë e mirë që do të ndodhë. Shumë më mirë se ajo që u prish. Pavarësisht se do bëhet nga të njëjtët aktorë tashmë është i kontrolluar më qartë qëllimi. Qëllimi që të nesërmen e dështimit të takimit të parë u përcaktua më qartë nga Grenell që do të jetë vetëm ekonomik. Tashmë dihet që një samit i tillë nuk synon lënien pas dore të BE-së, nuk është karshillëk me BE, është në një farë mënyre me një bashkëpunim parapërgatitës. Nuk u tha nga Lajçak e BE që nuk e dimë çfarë do diskutohet. Është një hap i rëndësishëm sepse Uashingtoni Shtëpia e Bardhë po i qaset këtij dialogu përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomike. Të bindur se bashkëpunimi ekonomik do të krijojë një ind të tillë që do ta bëjë të domosdoshëm dhe bashkëpunimi politik dhe njohjen reciproke. Është e provuar, problemi është se sa do të jetë konsistente administrata e Trump në presionin mbi Beogradin për të mos parë vetëm interesin e vet në këtë bashkëpunim por për të parë interesin e të dy palëve”, deklaroi Mustafaj.
Por a mund të ketë efekt në vende si Ballkani, parimi i bashkëpunimit ekonomik? Mustafaj thotë se varet nga projektet.
“Nisma e Berlinit këtë thelb kishte, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit për krijimin e një ndërvarësie ekonomike, të tillë siç u ndërtua në origjinë BE. Me të njëjtën filozofi, nisma e Berlinit synonte të vepronte dhe në Ballkan, sa ia arriti kjo nuk varet vetëm nga atje por kryesisht nga kryeqytetet. nuk është vetëm tek deklaratat e vullnetit të mirë politik por dhe në projekte. Ka disa projekte të financuara të Serbisë nga nisma e Berlinit sepse përfaqësuesit e Shqipërisë shkojnë pa përgatitur me duar në xhepa”, u shpreh ai.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22