Flash News

KRYESORE

Mashtrim në biznesin e plehrave/ Gjykata e Tiranës fut në burg ish- ministrin peruan

Mashtrim në biznesin e plehrave/ Gjykata e Tiranës fut në burg

Zbardhet dënimi i ish-ministrit peruan, Manuel Augusto Blacker Miller, i ndaluar nga drejtësia shqiptare në vitin 2015 me akuzën e përvetësimit të pronës dhe mashtrim me biznesin e plehrave.

Ai është dënuar me 8 vite burg në Shqipëri, ndërkohë që është i proceduar edhe më parë për probleme me ligjin në vendin tonë.

Miller është dënuar nga Gjykata e Tiranës pas 42 seancave gjyqësore në ngarkim të tij. 

Ish-ministri Jashtëm peruan hapi biznes në Shqipëri për riciklimin e plehrave si administator i “Apollonio Investment” Shpk.

Ai ka fituar shtetësinë shqiptare pas arratisjes në Peruja ku është në kërkim për mashtrim dhe korrupsion. Manuel Augusto Blacker Miller ka mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm të qeverisë së Alberto Fujimoto në vitet 1991-1992

Të fundit