Flash News

KRYESORE

“Maskarallëku i radhës”, zv/ministri reagon pas statusit kundër Veliajt: Ndjesë, më kanë vjedhur ‘Facebook’-un

“Maskarallëku i radhës”, zv/ministri reagon pas statusit

Në profilin në ‘Facebook’ të Artan Shkrelit, zv/ministër i Infrastrukturës, u publikua një status kundër një rruge që kalon përmes zonës së Gardës së Republikës në Tiranë, projekt i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke e quajtur projektin një maskarallëk, në profilin e Shkrelit thuhej se ky projekt do i hapte rrugë ndërtimeve në zonën e liqenit artificial.

“Maskarallëku i radhës... iku edhe një copë nga gjelbërimi i Tiranës, buzë liqenit artificial. Një rrugë e cila legjitimon ndërtimet në një nga zonat më sensistive të kryeqytetit. Zgjohuni njerëz”, shkruhej në profilin e zv/ministrit.

Por pak më vonë, zv/ministri Shkreli ka reaguar duke njoftuar se profili i tij ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

“Miq, ju kerkoj ndjesë për postime që mund të vijnë nga adresa ime e fb, pasi jam hackeruar. Është e dyta herë që ndodh brenda një harku të shkurtër kohe. Mos konsideroni asnjë postim të pas orës 15.00. Ndërkohë po përpiqem të rregulloj situatën që siç duket nuk është dhe aq e thjeshtë. Flm për mirëkuptimin”, sqaron Shkreli.

Gjithsesi, disa komentues janë shprehur të zhgënjyer që statusi kundër projektit të Veliaj nuk ka qenë mendim i zv/ministrit, duke i kujtuar atij kohën kur aktronte në opozitë si mbrojtjes i parkut apo i trashëgimisë kulturore.

Të fundit