Flash News

KRYESORE

Mavraj: Ta lëmë të kaluarën pas, të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin

Mavraj: Ta lëmë të kaluarën pas, të afrohemi më

Kapiteni i kombëtares Mërgim Mavraj vëren ndryshime të rëndësishme në kombëtaren kuqezi. Ai ka nevojë për pak kohë që t’i analizojë këto ndryshime.

“Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultati vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”, tha ai në konferencën për shtyp ditën e sotme.

Edi Reja – “Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”

Islanda - “Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do t’u jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm 1 .”

Përgatitjet – “Besoj që ka dallim të madh. Ndeshja në qershor ka rëndësi nëse është miqësore apo për pikë. Në fund të kampionatit gjithçka mbyllet dhe e ke të vështirë të luash prapë. E kemi të vështirë të fokusohemi. E presim me kënaqësi grumbullimin. Në qershor gjithmonë kur kemi pasur miqësore kanë qenë katastrofë. Premtimi kryesor do të jetë që do të mundohemi me shpirt e me gjithë dëshirë t’i kënaqim të gjithë.”

Të fundit