Flash News

KRYESORE

Mbi situatën në Kakavijë, Salianji: Atdheu jo vetëm nuk i mban, por edhe s’i përcjell dot

Mbi situatën në Kakavijë, Salianji: Atdheu jo vetëm nuk i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar gjithashtu mbi situatën e krijuar në Kakavijë lidhur me radhët kilometrike për të kaluar në shtetin grek, ku sot humbi jetën dhe një fëmijë 10-vjeçar pasi u përplas për vdekje nga ambulanca.

Salianji ka postuar në Facebook një video që është e shkëputur në një prej fjalimet e kryeministrit në shkurt të 2013 ku ngrinte pyetjen se përse ikin shqiptarët, Salianji thotë se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të rrinë dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

Salianji thekson se “sot shqiptarët janë të ngecur në rrugët e një atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!”

Postimi i plotë:

Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e një atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!

Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.

Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

Të fundit