Flash News

KRYESORE

Mbyllet “Procesi i Berlinit”, samiti i Londrës i fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Mbyllet “Procesi i Berlinit”, samiti i Londrës i fundit

Viti 2018 do të jetë viti  i fundit i ciklit të tanishëm të  Procesit të Berlinit.

I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, Procesi i Berlinit ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) - Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia - për të rritur bashkëpunimin rajonal në BP në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik dhe dhënë impulse të reja perspektivën së anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.

Cikli i tanishëm do të mbyllet me samitin në Londër në korrik të vitit 2018, si një shprehje e vazhdimit të angazhimit të Britanisë Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor, edhe pas Brexit. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnë se se ky process  duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania ka propozuar formulën "Berlin Process Plus". (DW)

Të fundit