Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Këtë vit maturantët nuk do të festojnë mbrëmjen e mbylljes së viteve të gjimanzit për shkak të pandemisë. Ministrja Besa Shahini njoftoi se është festë që nuk e mundëson distancimin social mes nxënësve kështu që këtë vit do anulohet.

■ Kryeministri Rama shprehu sot ‘merakun e madh’ që ka lidhur me sjelljen individuale pas lehtësimit të masave. Sipas kryeministrit tani kemi një bilanc fantastik dhe nuk do justifikohej nëse do ktheheshim mbrapa.

■ Qeveria shqiptare ka ndryshuar rregullat për ata që duan të riatdhesohen. Ministrja e Transportit, Belinda Balluku sqaroi procedurën e re.

■ Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shpreh shqetësim për pamjet e sotshme të Tiranës për shkak se qytetarët dilnin në grupe në orarin e liri daljes.

■ Në kuadër të masave lehtësuese ndaj koronavirusit, nga dita e nesërme do të fillojë shërbimi taksi ndërqytetas. Platforma qeveritare e-Albania publikoi edhe protokollin e masave higjieno-sanitare që duhet zbatuar për të frenuar përhapjen e COVID-19 për këtë shërbim.

■ Profesori i Gazetarisë, Mark Marku ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për rihapjen e universiteteve.

Të fundit