Flash News

KRYESORE

“Më erdhën nga Ekuadori”/ Artan Hoxha publikon foton e kreut të kartelit shqiptar te kokainës nga burgu dhe mesazhin e koduar

Gazetari Artan Hoxha deklaron përmes rrjeteve sociale se në operacionin ndërkombëtar ‘Los Blancos’ është shkatërruar vetëm një pjesë e kartelit të madh të kokainës, ai i Elti Dizdarit, kurse grupi i Dritan Rexhepit, aktualisht në burg, i cilësuar si koka e grupit kriminal, nuk është cenuar, madje e drejton kartelin nga burgu.

“Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito…

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu…

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,“0035 KÇK”…e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…

Besoj do te thote, se eshte kapur “tropojani”(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli…

Kampionati vazhdon…”, shkruan gazetari.

Të fundit