Flash News

KRYESORE

Me foton krah Sokol Olldashit, si e komenton Berisha inspektimin e Ramës në rrugën Kardhiq – Delvinë

Me foton krah Sokol Olldashit, si e komenton Berisha inspektimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij, Edi Rama se aksi Kardhiq – Delvinë është një histori vjedhjeje nga qeveria aktuale.

Teksa poston foto krah të ndjerit Sokol Olldashi, Berisha shkruan se ky aks i inspektuar dje nga kryeministri, duhej të përfundonte që në 2014-ën, por Rama sipas tij e braktisi deri në vitin 2018 dhe ju rikthyer me një skemë vjedhjesh.

Reagimi i Berishës:

Rruga Karrdhiq - Delvine, histori tjeter vjedhje dhe mashtrimi e Edvin Hajdutit!

Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi nje segment te rruges Kardhiq - Delvine, e cila duhej te perfundonte ne vitin 2014 por qe u shnderrua ne histori vjedhje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit te perfundimit nuk eshte ndertuar as gjysma e saj.

Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi ate deri ne vitin 2018 dhe ju rikthye me nje skeme vjedhjesh te hatashme.

Keshtu, ne rast se loti i pare prej 7 km perfundoi brenda 7 muajve ne vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe perveç kesaj u hap traseja dhe ne 8 km te tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi ne vitin 2018 lotin e dyte prej 7 km por ne nje akt vjedhje te paster me cmim te katerfishte, 22 milione euro dhe afat kohor per tu ndertuar jo per 7 por per 24 muaj.

Ketu me poshte keni statusin e denoncimit nga une te vjedhjes se madhe qe po behet me rrugen Kardhiq - Delvine! sb

http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6952

Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!

Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.

Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,

Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes!

Të fundit