Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Me Tiranën e boshatisur, mjeku Tritan Kalo: “U gjet ilaçi” dhe nuk është aspak vetflijim
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vazhdon të apelojë shqiptarët që të qëndrojnë në shtëpi, në luftën që tashmë Shqipëria i ka shpallur Covid-19, qëndrimin në shtpi.
Ndërsa poston foto nga Tirana e boshatisur këtë mëngjes, mjeku thotë se qëndrimi brenda është vetëm përforcimi që mund të vijë në këto momente ndaj epidemisë së Covid.
“NUK është sakrificë…NUK është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore….QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19…..VETNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje…..NUK është aspak vetflijim për ju por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermjerët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja….NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brënda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjenës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit, ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues…KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe te Autoritetev Ligjzbatuese….MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojëshme për kapacitet e Shërbimeve Mjeksore Publike….JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës…..Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptjmë, POR edhe Ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka Ju këshillojmë….We will win that war!!!”, shkruan Kalo.