Flash News

KRYESORE

Mediat rumune: Drejtorit të ri të Policisë së Tiranës, vitin e kaluar i grabitën vajzën. Dhimitraq Ziu: Nuk ishte vajza ime

Dhimitraq Ziu është drejtori i ri i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Ardi Veliun, i cili u zgjodh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Më 1 korrik të 2017-s, u raportua për një incident në Bukuresht të Rumanisë ku pretendohej se u përfshi vajza e nëndrejtorit të policisë së Tiranë, që në atë periudhë në detyrë ishte Dhimitraq Ziu. Roxhena, 22 vjeç, kishte denoncuar në polici një taksist, i cili i kishte grabitur valixhet. Ngjarja ndodhi pas debatit të Roxhenës dhe taksistit për shkak të çmimit të lartë që ishte vendosur për udhëtimin.

Por, drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu ka reaguar për Politiko.al duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për vajzën e tij, por për një person tjetër.

Në fakt, vajza që ka rënë pre e grabitjes quhet Roxhena Dyli dhe është vajza e një inspektori policie në Cërrik. Ajo ka konfirmuar vetë këtë incident, por mohon lidhjen me Dhimitraq Ziun.

Të fundit