Flash News

KRYESORE

Merkel: Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur, koha për hapjen e negociatave

Merkel: Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklaratën ajo e bëri në një konferencë për shtyp, pas takimit me homologun kroat, Andrej Plenkovic më Berlin.

"Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e vetingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat", tha ajo duke folur për Samitin e Ballkanit perëndimor ën Zagreb.

kancelaria gjermane kujtoi se edhe Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha kancelarja gjermane. Merkel shtoi se kjo çështje do të trajtohet edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, në muajin mars.

Të fundit