Flash News

KRYESORE

Merkel takohet me Tsipras në Greqi, diskutohet dhe për Shqipërinë

Merkel takohet me Tsipras në Greqi, diskutohet dhe për

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku është takuar edhe kryeministrin, Alexis Tsipras.

Në takim u diskutua edhe për rajonin, ku Tsipras pohoi se mbështet integrimin e vendit tonë në BE, por jo pa respektuar të drejtat e minoritetit greq, që përbën kusht për të ardhmen evropiane të vendit fqinj.

“Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes së axhendës së  Selanikut 2003, domethënë të zgjerimit të BE-së në Ballkan. Ky vizion duhet të evidentohet bazuar në të drejtën evropiane, përfshi edhe kushtëzimet. Në këtë kuadër diskutuam edhe për Shqipërinë, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, e mbështesim plotësisht, por njëkohësisht theksova se ekzistojnë çështje kritike, si për shembull çështja serioze e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që përbën kusht për të ardhmen evropiane të vendit fqinj”, tha ai.

Merkel në Athinë është pritur nën masa të përforcuara sigurie, me protesta të paralajmëruara, por edhe ndalesa për tubime.

Të fundit