Flash News

KRYESORE

“Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti”, Deutsche Welle pyet qytetarët: Po politikanët shqiptarë?

Angela Merkel nuk do të garojë më për postin e kancelares në përfundim të mandatit, megjithatë, ‘gruaja e hekurt’ e Evropës do të vazhdojë të bëjë lajm për një kohë të gjatë. Edhe pse kancelare e Gjermanisë, ajo sërish tregon modesti kur del në rrugë apo hyn në supermarkete për të bërë pazar.

Ky moment është komentuar nga ‘Deutsche Welle’ që thotë se Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti, ndërkohë që pyet qytetarët për sjelljen e politikanëve shqiptarë.

“Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic. Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan”, shkruhet në faqen e ‘DW’.

Të fundit