Flash News

KRYESORE

Mesazh nga bashkëjetesa fetare: Ne jemi shqiptarë, ndajmë edhe kafshatën e fundit

Mesazh nga bashkëjetesa fetare: Ne jemi shqiptarë, ndajmë edhe

Aty ku bashkëjetesa fetare është një nga vlerat më unike, edhe njëherë krerët e besimeve fetare në Shqipëri janë bashkuar për të dhënë një mesazh solidarizimi, mbështetës dhe përkrahës për gjithë popullin shqiptar.

Baba Edmond Brahimaj, Pastor Ylli Doçi, Imam Gazmend Aga (i cili tashmë është myfti në shtetin e New York-ut)  dhe Dom Gjergj Meta kanë përcjellë një mesazh shpresëdhënës për shqiptarët në këto ditë të vështira për vendin tonë  dhe në gjithë botën, të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

"Shqiptarë kudo që ndodheni, ju nuk jeni vetëm. Zoti është me ju, zemrat tona janë me ju, të dashurit tuaj janë me ju. Lutemi për shëndetin tuaj, për të sëmurët dhe të lënduarit, për stafin e ekipit mjekësor, i jemi mirënjohës për të gjitha sakrificat. Qëndroni në shtëpi dhe ruani shëndetin tuaj. Mos harroni të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Ne jemi shqiptarë dhe e duam njëri-tjetrin, ne e mbështesim njëri-tjetrit, ne e shpërndajmë edhe kafshatën me njëri tjetrin. Le të shpërndajmë dashurinë, respektin dhe shpresë, le t'i hapim zemrën njëri-tjetrit, le t'i drejtohemi zotit, ta duam njëri-tjetrin si veten tonë. Mëshira, ndihma dhe kujdesi, dashuria dhe paqja e Zotit qoftë mbi ju".

Të fundit