Flash News

KRYESORE

Mesazhet e Ramës nga Athina, reagon Genc Pollo: I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra, duket si një cirk lëvizës

Mesazhet e Ramës nga Athina, reagon Genc Pollo: I pandashëm nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, nga Athina, në kuadër të punës si kryetar i Presidencës së OSBE-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo e akuzon Ramën për propagandë, si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Për ish-deputetin Kryeministri është kthyer në një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.

Kujtojmë se, që nga dita e djeshme Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi. Në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme si kreu i OSBE-së, kreu i qeverisë shqiptare ka folur për për problematikat e aktualitetit  politik kryesisht mes vendeve të Ballkanit.

Reagimi i plotë i Pollos:

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit  me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga  propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk  lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet  diplomatike te Edi Ramës!

Të fundit