Flash News

KRYESORE

Meta ka një mesazh të fortë për ndërkombëtarët me zgjedhjet që po afrojnë

Meta ka një mesazh të fortë për

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi aktorët e brendshëm dhe të jashtëm se do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar nëse nxisin konflikt në vend.

Deklarata e tij erdhi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó.

Kreu i shtetit tha se çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane, ndërsa paralajmëroi ata që sipas tij i kontribuojnë këtij skenari, të jashtëm dhe të brendshëm.

"Palët duhet të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar" tha ai.

Presidenti u ndal edhe te marrëdhëniet me Hungarinë. "Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit evropian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian" deklaroi ai.

Të fundit