Flash News

KRYESORE

Meta nxjerr foton me Ramën dhe sqaron “Ramaformën” në Drejtësi: Timonieri ynë ka timon, por s'ka frena

Meta nxjerr foton me Ramën dhe sqaron “Ramaformën” në

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme teksa publikon një foto me kryeministrin Edi Rama, si dhe duke iu rikthyer edhe një herë Reformës në Drejtësi, të përmendur dje në konferencën njëorëshe me gazetarët.

Ndërsa e cilëson ‘Reforma apo Ramaforma’, Meta jep më shumë sqarime mbi termin e përdorur për Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar kryeministrin një timonier pa frena.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqenëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta.

Të fundit