Flash News

E-TJERA

Meta i pranon të gjitha: Çadrën, zgjedhjet e deformuara, dialogun. Por, nuk jep zgjidhje

Meta i pranon të gjitha: Çadrën, zgjedhjet e deformuara,

Ilir Meta, në një takim me aktivistë të LRI, i ka legjitimuar kërkesat e opozitës duke thënë se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë procese të deformuara. Edhe çadra për të nuk është një fenomen i ri. Ai ka bërë thirrje që forcat politike të krijojnë klimën e duhur për zgjedhje të qeta, duke shtuar se për këtë duhet vullnet dhe dialog plitik.

Tha Meta:

“Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri, ka lindur që nga viti ‘94 dhe në përgjithësi në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kemi pasur procese zgjedhore të deformuara, me probleme dhe me klimë tensioni. Të gjithë shqiptarët meritojnë të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë dhe për të mos penguar zgjedhjet kërkohet një dialog politik mes të gjitha partive. Çdo vonesë na çon në një drejtim të paditur, ndërkohë që i vetmi drejtim i vendit tonë është integrimi drejt BE-së”.

Megjithëse e pranon problemin dhe krizën, megjithëse është pjesë e institucioneve që mund të ofrojnë zgjidhjen, megjithëse është pjesë e pushtetit dhe i ka instrumentet ligjore dhe politike, z. Meta vetëm sa pranon por nuk lëviz.

Të fundit