Flash News

KRYESORE

Meta publikoi skemën e PS për kapjen e shtetit, VOA: Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë e pavend për dy arsye

Meta publikoi skemën e PS për kapjen e shtetit, VOA: Kërkesa e

Zëri i Amerikës ka pasqyruar faktet e reja të publikuara dje nga presidenti i republikës, Ilir Meta, që sipas tij PS ka përdorur për kapjen e drejtësisë në vend.

Sipas presidencës, ministria e Drejtësisë se ka vepruar në shkelje të ligjit duke urdhëruar botimin ne Fletoren zyrtare të vendimit të Këshillit të emërimeve në Drejtësi mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim zyrtarizimin në mënyrë të paligjshme të zonjës Arta Vorpsi si anëtare e kësaj gjykate.

Për këtë, këshilltari Bledar Dervishi bëri publik një letër këmbim mes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, parlamentit, ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Botimeve zyrtare.

Ai sqaroi se kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, shkruante se duke qenë se presidenti Ilir Meta nuk ka shfrytëzuar afatin 30 ditor për përzgjedhjen e një prej kandidatëve të listës dërguar nga KED, kandidatja Arta Vorpsi konsiderohet e shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Pas përgjigjes nga ana e Dvoranit, sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, një ditë më pas i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë duke i përcjellë letrën e zotit Dvorani. Brenda së njëjtës ditë, Ministria ja përcjell për botim Qendrës së botimeve zyrtare (QBZ) vendimin e marrë nga KED në shtator, për vlerësimin dhe pikësimin e kandidatëve.

“Në këto rrethana duket tërësisht e pavend kërkesa e ministrisë së Drejtësisë për botimin në Fletoren zyrtare të një akti që, së pari nuk hyn në kategorinë e atyre që botohen në këtë fletore dhe së dyti që nuk është miratuar nga Ministria e cila bën kërkesën për botim”, shkruan Zëri i Amerikës.

Të fundit