Flash News

KRYESORE

Metodologjia e re e zgjerimit/Ursula Von der Leyen: Hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Metodologjia e re e zgjerimit/Ursula Von der Leyen: Hap negociatat me

Metodologjia e re e zgjerimit të BE do t’i japë më shumë shanse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të hapin negociatat me BE-në. Deklarata u bë në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Ajo nënvizoi para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor se rajoni është përparësi për Bashkimin Evropian.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Evropian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon perspektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.

Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit”- u shpreh Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sonte në mbrëmje në një takim informal me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së, për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në maj të këtij viti.

I pranishëm në këtë takim është edhe Kryeministri Edi Rama i cili tha se të gjithëve që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit të integrimi. “Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare”, nënvizoi nga Brukseli, Kryeministri i Shqipërisë.

 

Të fundit