Politiko.al
  • KREU
  • TE FUNDIT

    U tha se do shkojë te Napoli, Reja na sqaron situatën

    Milani “ringjallet” me tre gola, Hernandez engjell dhe djall

    Kryeministrja e zgjedhur e Finlandës do të jetë më e reja në botë

    Nadler: Me këto akuza, Trump shpallej fajtor për 3 minuta në një gjykatë penale

    Pjesa e parë Milan-Bologna: Zhbllokohet Piatek, Theo gol dhe autogol

    Akil Kraja: Të rinjtë po diskriminohen, po promovohet shoqëri e kriminalizuar

    Tërmeti/ Thirrja e Erdoganit: Ta ndihmojmë Shqipërinë me vepra, fjalët fluturojnë (video)

    Rakitic kërkohet nga 3 ekipe italiane, tani merr një vendim final

    Basha: Banorët e Fushë Mamurrasit rrinë në tenda, të nisë urgjent rindërtimi i banesave

  • TË POSAÇME
    • All
    • Te posaçme

    ‘8 dhjetori’, Dita e Rinisë/ 29 vjet nga lëvizja e studentëve

    Mero Baze: Sondazhet krahasuese të Ramës me kreun e PD të gabuara; hera e parë që Basha udhëheq opozitën

    Zgjedhja e Çelës, Euractiv: Reforma gjyqësore e monitoruar nga SHBA e BE, t’i japin fund pandëshkueshmërisë për politikanët

    Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte

    Edi Rama OSBE

    Video/Kafe dhe këmbët mbi tavolinë, Rama rehatohet në zyrën e re të OSBE-së

    Speciale e DER SPIEGEL: Kokaina, shqiptarët janë lojtarët e rinj të mëdhenj

    Kush është Olsian Çela, prokurori i dosjeve të bujshme dhe deklaratat e forta për luftën me krimin

    Agron Gjekmarkaj: Ikja e Tufës; dëbojmë shkrimtarët dhe admirojmë zuzarët

    “Ushtari i partisë”/ Dvorani sërish kryetar edhe me short, a rrezikon ngërçin KED pas padive të Metës?   

  • EDITORIAL

    Çfarë fshihet pas ftesës së Ramës dhe refuzimit të Bashës

    Dy fjalë për Solidaritetin dhe Suvatimin (në vend të Rimëkëmbjes) e Shqipërisë

    Zoti Kryeministër, ka një mesazh për Ju…

    Si na zuri ky tërmet, dhe na la ashtu si na gjeti

    (anti)KÇK. Sepse çdo gjë tjetër e ka kapur inercia

    Basha takohet me suksesin e parë

    Më mirë të shkruaja për Anjezën e Preçit, se sa për vetingun e dreqit

    Banaliteti i ‘Rama ik!’ në stadiumin ‘Ave Rama!’

  • E-TJERA

    Shqipëria bojkoton ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel

    SHBA/ Gjykata e Nju Jorkut dënon shqiptarin me 22 vjet burg, donte të bashkohej me ISIS

    Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë inspektohet nga izraelitët: Është e sigurt

    Erdogan zotohet se 500 banesat e premtuara do të ndërtohen brenda një viti

    U dëmtua nga tërmeti, shembet godina nr. 15 në Qytetin Studenti

    Kokainë, armë zjarri dhe municione/ Tre të arrestuar në Shkodër

    E diela me diell, parashikimi i motit për sot

    Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra për të prekurit nga tërmeti: Nuk do e kalojnë dimrin në të ftohtë

  • NDERKOMBETARE

    Daçiç: Prishtina nuk do dialog, nuk e dinë që situata ka ndryshuar

    Turqia kërkon tërheqjen e dhënies së çmimit Nobel për Peter Handke-n

    Irlandë

    Para, restorante dhe makina luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Irlandë

    Video/ Merkel viziton kampin e përqëndrimit në Aushvic, humb ekuilibrin gjatë homazheve

    Komisioni i Venecias sugjeron që Shkupi ta rishqyrtojë ligjin e përdorimit të shqipes

    Albin Kurti. Foto: Arkiv

    Kurti: Varret masive dhe gjenocidet janë e vërteta e Serbisë

    Serbia mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • POLITIKOFF

    Veprime të thjeshta që mund t’iu largojnë stresin në prag festash

    Tayna publikon këngën e saj të re, fansat surprizohen

    “Update” i ri nga Instagram, jo të gjithë mund të hapin një llogari

    Çmimi ‘Artisti më i mirë Internacional’ shkon për grupin “Sizma” nga Italia

    Shtyu projektet muzikore për t`u solidarizuar me viktimat e tërmetit, Krasniqi sjell “28 Nëntori Kuq e Zi”

    Sara Hoxha tregon si të përballosh xhelozinë e dy fëmijëve ndaj njëri-tjetrit

    Renato Mekolli sqaron të vërtetën e largimit të tij nga Hell`s Kitchen

    Sondazh/ Kush fiton sonte “Kënga Magjike 2019”?

    Të do apo nuk të do shoqëria? E përcakton shenja juaj e horoskopit

  • POLITIKON

    Foto/ Meta viziton disa nga shtëpitë e prekura nga tërmeti në Durrës

    Meta falenderon të rinjtë vullnetarë që kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti: Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm!

    Kryemadhi akuza kryeministrit: Shkaktari i 51 viktimave nuk është tërmeti por Edi Rama

    Reagon presidenca për deklaratën e Vuçiç: Faktori ndërkombëtar t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi

    Diplomati Nesho: Kryesimi i OSBE-së një sfidë, liderët po personalizojnë politikën e jashtme

    Kryeprokurori i ri, ISP nxjerr në pah 3 probleme: 19 deputetë votuan për më shumë se një kandidat

    Kalaja e Krujës nuk i shpëtoi dot tërmetit, Meta: Janë dëmtuar rëndë dy monumentet unike

    Pas Arta Markut, jep dorëheqjen edhe Shefja e Kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme

  • FOTO E DITËS

    Natura viva

    Punëtorët po përgatisin pemën e Vitit të Ri

    Në Vigjilje!

    Sabri Yildirim / Anadolu Agency

    Zbardhi bora!

    Avion

    Braktisje

    Xmas time

    Santa që vjen nga ngricat

    Lutje!

    Portretet e ‘Apokalipsit’

    Të pastrehët

  • MULTIMEDIA
No Result
View All Result

Mikro-mendjet e Shqipërisë dhe Makro(n) refuzimi i Europës

October 22, 2019
in EDITORIAL, OP-ED, TE FUNDIT, TË POSAÇME
0
7
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Alfred Lela

Letrat e hapura, njëfarë epistolari mizerabël i mbetur nga koha e spiunimeve të mëdha, të fshehura dhe të hapura, të komunizmit, vazhdojë ta stërpikin rrafshin e komunikimit publik në Shqipëri. Në gazeta apo në rrjetet sociale, me shkrime të gjatë apo statuse të shkurtër, presidenti francez Makron ka marrë përbetime, lutje, kujtesa, fyerje dhe thirrje nga më laramanet. Gazetarë mesatarë apo mbi, njerëz që janë nisur për diku e kanë mbetur në një zhanër gazetarie (por jo në të gjithë profesionin), bjerraditës në rrjetet sociale e mëditës të tjerë të fjalës pa dije, e kanë qitë hujin dhe huqin me një prej të fuqishmëve të botës.

Thelbi i melodramës është rrotulluar rreth vendimit të presidentit francez për të artikular një ‘Jo’ vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të parën më shumë se të dytën; madje mund të thuhet se Shkupi i njomë u dogj bashkë me Tiranën e thatë. Kjo ka zgjuar gjithë atë thirrnajë etno-centrike, e cila duke qenë se ka komunikuar njëanshëm, Makroni nuk e di ekzistencën e ‘bashkëbiseduesve’, mund të konsiderohet një idiotësi me brirë.

Qëndrime të tilla, kur populli apo ‘vegjëlia’ i drejtoheshin të ‘mëdhenjve të botës’, futeshin në folklor dhe tirreshin me patosin e grupeve polifonike të festivaleve tona; këtij infektimi nuk i shpëtonin as mendjet e ndritura. Vargu ‘moj Europë, moj kurva e motit’, për shembull, i përket një prej njerëzve më të rafinuar dhe të ditur të shqipes, at Gjergj Fishtës.

Nëse në pamje të parë ky casus belli me presidentin francez ngjan legjitim, historiku i Jo-së së tij për Shqipërinë ndriçohet nga disa momente që duhen konsideruar dhe që i bëjnë thirje kthjelltësisë, asaj individuale dhe, po deshe, edhe kombëtare.

Më e para, Franca nuk është vendi i vetëm që i tha ‘Jo’ Shqipërisë. Makron vetëm sa e nxorri prej limontisë së Egalite (barazisë) ‘Jo’-në e të tjerëve anëtarë të BE. Holanda ishte një prej tyre, dhe duhet thënë se Haga zyrtare ndihet e këndellur nga vendimi i Parisit për të luajtur ‘rolin e madh’ dhe për të marrë mbi vete zemërimin shqiptar. Burime diplomatike i thanë autorit të këtyre radhëve se holandezët ishin të shqetësuar për sentimentin ‘anti’ që po qarkullonte në Tiranë pas qëndrimeve të parlamentit holandez që shkoi deri te kërkesa për anulimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Danimarka do të fqinjëronte me Holandën, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në refuzimin për Shqipërinë. Edhe pse Kopenhagen-i, me shumë gjasë, do të priste deri në fund vendimin e Berlinit për të thënë fjalën finale.

Ky i fundit, edhe pse mori vendimin strategjik dhe politik për të prodhuar një ‘Po’ të zbardhylët, e dekoroi lavdinë e saj me turpin e 9 kushteve që duhej ta bënin çdo zyrtar shqiptar, të lartë apo të mesëm, të kuptonte se nuk ishte pjesë e superstrukturës së një shteti, por e një organizate parapolitike. Asgjë e tillë nuk u vu re në Tiranë, veç kapjes dëshpërimtare pas ‘Po’-së me prapashtesa dramatike të Gjermanisë, si i mbyturi pas fijes së barit.

Nuk duhet harruar as një grup ‘aktorësh të vegjël’ të BE, të cilët kërkuan që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia e Veriut, duke qenë se Shkupi nën drejtimin e një politikani liberal si Zoran Zaev kishte arritur të zbatonte reforma të brendshme dhe rajonale që përputheshin me imagjinaren europeiste.

Mjafton kaq për të thënë se Makroni nuk është thyerës i konsensusit, por vetëm përfaqësuesi  më i fortë i një anti-konsensusi për Shqipërinë, ndër antarët e BE-së. Sigurisht, sipas këndit dhe shijes, ky anti-konsensus mund të shihet si sinjal, goditje apo faj i Ramës dhe i qeverisë, por ajo që  vlen për shqiptarët është se Shqipëria e mori nokdaunin e radhës.

Një element tjetër që ‘e shpëton’ presidentin francez është fakti se ai është një politikan centrist dhe i moderuar. Ai nuk është i ngjashmi i Le Pen në vendin e tij, i Ëilders-it në Holandë, i AfD në Gjermani; kësisoj nuk ka kuptim portretizimi i tij si ekstremist apo franko-centrist. Ai e sheh Europën dhe zgjerimin e saj nga pozita pragmatiste. Këlthitjet, me patosin e dashnorit të lënë, që marrin përsipër shumë njerëz publikë në Shqipëri, janë pesë me hiç në organizimin e fakteve dhe në rrokullinë e gjërave.

Veçimi i Emanuel Makron si epitomë e së keqes dhe si tabelë qitjeje etno-centriste, vetëm sa e lejon tumorin e moskuptimit shqiptar të rritet edhe më shumë. Sa më shumë shpërhapet ky keqkuptim, aq më shumë largohet koncepti i zgjerimit nga themeluesit e Europës. Në fund të ditës kjo është Franca, një prej vendeve themeluese dhe konceptuese të Unionit Europian dhe Macron, për të mirë a të keq, është president i atij vendi.

Reagimi anti-Makron ka qenë më i keqi i mundshëm dhe është frymëzuar për interesa politike të ditës. Makroni i së sotmes mund të zëvendësohet nga makronë të tjerë të së nesërmes; e vetmja gjë që shqiptarët dhe elitat e tyre kanë në dorë është që ‘të zgjerohen’ së brendshmi. Rrjedhimisht dhe padyshim, BE do të dojë dhe do të kërkojë të zgjerohet me ta.

Share3Tweet2SendSend
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni JOIN GROUP!
Previous Post

Video/ Moderatorja shqiptare 'ia mbledh' stafit live në emision: "Po pushoni ia q****a robt"

Next Post

Tjetër kritikë për vendimin e BE, ministri gjerman i Financave: I zhgënjyer nga rezultati!

Discussion about this post

LAJMET E FUNDIT

U tha se do shkojë te Napoli, Reja na sqaron situatën

December 8, 2019

Milani “ringjallet” me tre gola, Hernandez engjell dhe djall

December 8, 2019

Kryeministrja e zgjedhur e Finlandës do të jetë më e reja në botë

December 8, 2019

Nadler: Me këto akuza, Trump shpallej fajtor për 3 minuta në një gjykatë penale

December 8, 2019

Drejtor
Alfred Lela

Kryeredaktor
Marsel Lela

Redaksia
Suela Gjidede
Donjeta Zeqa
Irgis Hysenaj

Redaksia: [email protected]
Marketing:[email protected]

NIPT: L81318452O
Regjistruar me vendim nr. 1209 te Gjykates se Tiranes, dt. 14.11.2017

Na Ndiqni

Të fundit

U tha se do shkojë te Napoli, Reja na sqaron situatën

Milani “ringjallet” me tre gola, Hernandez engjell dhe djall

Kryeministrja e zgjedhur e Finlandës do të jetë më e reja në botë

Nadler: Me këto akuza, Trump shpallej fajtor për 3 minuta në një gjykatë penale

Pjesa e parë Milan-Bologna: Zhbllokohet Piatek, Theo gol dhe autogol

Akil Kraja: Të rinjtë po diskriminohen, po promovohet shoqëri e kriminalizuar

Më të lexuarat

  • Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte 133 views
  • Serena Leka, shqiptarja që mori çmim të parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’ në Kinë 126 views
  • Mero Baze: Sondazhet krahasuese të Ramës me kreun e PD të gabuara; hera e parë që Basha udhëheq opozitën 90 views
  • Bonucci shpërthen në akuza, tregon fajtorin e humbjes ndaj Lazios 90 views
  • Video: Berisha “superhero”, Balotelli e mposht me shumë fat! 85 views
  • Barcelona përzgjedh lojtarin e Raiolës, 20-vjeçari mund të pengohet prej tij 80 views

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

No Result
View All Result
  • KREU
  • TE FUNDIT
  • TË POSAÇME
  • EDITORIAL
  • E-TJERA
  • NDERKOMBETARE
  • POLITIKOFF
  • POLITIKON
  • FOTO E DITËS
  • MULTIMEDIA

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

Kthehu
error: Content is protected !!