Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm i Greqisë: Jemi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri alternativ i punëve të jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis ka deklaruar se shteti helen është pro hapjes së negociatave të BE, me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë

Duke folur në një seancë të Komisionit të Parlamentit për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, Varvitsiotis tha se është kundër ndarjes mes këtyre dy shteteve pasi sipas tij mund të hapë rrugën për destabilizimin në kufirin verior.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën evropiane të zgjerimit për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Greqia beson se është një mjet i fortë për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin më të gjerë," tha Varvitsiotis.

Të fundit