Flash News

KRYESORE

Ministria e Brendshme i jep tender gruas së Agim Kajmakut, u përfitua kur ish-kryebashkiaku ishte në kërkim

Ministria e Brendshme i jep tender bashkëshortes së Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës, i shpallur në kërkim prej disa muajsh me akuzën e shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.

Siç duket edhe nga dokumenti, tenderi me vlerë 5,774,844 milionë është me objekt “Shërbim i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Siç duket, tenderi i është dhënë gruas së Kajmakut, Merita Kajmaku më 30 dhjetor 2019, kohë kur Kajmaku ishte dhe vazhdon të jetë ende në arrati.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ia kaloi të shoqes kompaninë që në 17 korrik 2019.

Të fundit