Flash News

KRYESORE

Miratimi i ‘5 Qershorit’, reagon ambasada amerikane: E çon Shqipërinë një hap para drejt BE-së

Miratimi i ‘5 Qershorit’, reagon ambasada amerikane: E çon

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për reformën zgjedhore të arritur në 5 qershor, pas punës disa mujore të Këshillit Politik.

Në një postim në Facebook, thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas ambasadës ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

SHBA fton Këshillin Politik të diskutojë reformat e mëtejshme zgjedhore me pjesëmarrjen në mirëbesim të të gjitha palëve politike.

Reagimi i plotë

Reagimi i ambasadës: Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.

Të fundit