Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro për Albin Kurtin: S’i besova syve; çfarë zhgënjimi ta shohësh të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar

Mirela Kumbaro për Albin Kurtin: S’i besova syve; çfarë

Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro shprehet e zhgënjyer me praninë e Albin Kurtit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, ku i dha mbështetje bojkotit të pedagogëve dhe studentëve.

Ish-ministrja e Kulturës thotë se nuk i ka besuar syve kur ka parë Kurtin brenda mjediseve universitare që, sipas saj, janë marrë peng, ndërkohë që lideri i ‘VV’-së nuk ka folur kurrë për ligjin e arsimit të lartë në Shqipëri. Kumbaro thekson se ndihet e zhgënjyer për tjetërsimin e njeriut që dikur ka vlerësuar.

Albin Kurti në grevën e pedagogëve të FSHS: Fitoret në histori vijnë nga qëndresa

Reagimi i plotë i Mirela Kumbaros:

S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e AL në Shqipëri!

Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!

Po fare pa lidhje!

Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.

Të fundit