Flash News

KRYESORE

Mish i pjekur dhe raki, shtrohet gostia brenda shkollës 9-vjeçare në Skrapar

Disa persona në Skrapar kanë fotografuar veten gjatë një gostie me mish të pjekur dhe raki. Lajmi në këto foto është se gostia është shtruar brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare në fshatin Zhepë, ndërkohë që janë denoncuar në ‘Facebook’ nga Departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD.

Demokratët akuzojnë Ministrinë e Arsimit se ka degraduar në këtë gjendje institucionet arsimore në të gjithë vendin.

Reagimi:

SHKOLLA KU MISHI PIQET E ... MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!?😜

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.

Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave... e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!

E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.

Rroftë Rilindja e ... hellit në Arsim!

Të fundit