Flash News

KRYESORE

Mitsotakis pret ‘grekët e Shqipërisë’: Së shpejti vizitë në Tiranë

Mitsotakis pret ‘grekët e Shqipërisë’: Së

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Unionit Demokratik të Minoritetit Grek Omonia dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që mbështet pakicën greke në Shqipëri.

Të pranishëm ishin presidenti i Omonia, Vasilis Kagios, dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, si dhe kryetari i degës Omonia në Himarë, Fredi Beleri.

Agjencia e lajmeve ANA raporton se gjatë takimit përfaqësuesit folën për sfidat e minoritetit grek në Shqipëri.

Çështja kryesore e takimit ishte e drejta për vetëvendosje. Po ashtu u diskutua edhe për censusin në Shqipëri për vitin e ardhshëm.

Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë për të zgjidhur çështjen e pronës, e cila ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e anëtarëve të pakicës për të mbijetuar në atdheun e tyre.

Sipas burimeve qeveritare, çështje të tjera të diskutuara në takim kanë të bëjnë me edukimin dhe përdorimin e gjuhës greke, çështjet e pensioneve dhe të sigurimeve që kanë të bëjnë me grekët e Shqipërisë dhe mbështetjen për sipërmarrësit e rinj nga komuniteti grek që duan të fillojnë aktivitete biznesi në Shqipëri. Përfaqësuesit e pakicës falënderuan qeverinë greke për mbështetjen ndaj pakicës dhe organizatave që e përfaqësojnë, duke shprehur shpresën se kryeministri do të vizitojë zonat e banuara nga pakica greke, gjë që Mitsotakis premtoi të bënte së shpejti.

Të fundit