Flash News

KRYESORE

‘Mos na prek fjalën’/ Gazetarët protestë kundër censurës mediatike, ç’do të ndodhë më 18 dhjetor

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ditën e mërkurë më datën 18 dhjetor, KSHM ka vendosur të organizojë një protestë para parlamentit në mbrojtje të fjalës së lirë.

Cukali jep detaje mbi mënyrën e  organizimin të kësaj proteste.

Simboli i protestës do të jetë një shalli i zi i lidhur mbi gojë, për të treguar censurimin që u bëhet mediave nga miratimi i ligjit anti-shpifje.

Në kuadër të kësaj proteste u kërkohet mediave print dhe online që ditën e mërkurë të mbajnë në faqe të parë një nga posterat më poshtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po ashtu edhe në rrjetet sociale të vendoset ky poster.

Në postime në rrjetet sociale të vendoset tagline: MOSnaPREKfjalën

Në lajme, gazetarët, reporterët që na mbështesin të dalin me shall në fillim të lajmeve (nqs është e mundur). KSHM dërgon sot në drekë Njoftimin për tubim pranë Dr. Policisë Tiranë. Leja është marrë për 2 ditë, dt 18 dhe 19, nqs do na nevojitet”, sqaron Cukali.

Të fundit