Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-deputeti socialist, Meta: Do na marrë malli gjithnjë për burra të tillë!

Ndahet nga jeta ish-deputeti socialist, Meta: Do na marrë malli

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber. Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Ilir Meta thekson se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

Faber ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak.

Niko Faber ishte figurë e njohur në Korçë. Ai ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate deputeti rresht në Kuvendin e Shqipërisë.

Të fundit