Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-kreu i OKB-së, fituesi i çmimit Nobel për paqe

Ndahet nga jeta ish-kreu i OKB-së, fituesi i çmimit Nobel për

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Annan njihet edhe si fitues i çmimit Nobel për Paqe për punë humanitare.

Anan ishte i pari afrikan që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga viti 1997 deri në 2006.

Më vonë ai shërbeu si i dërguari special i OKB-së për Sirinë, duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin, raporton BBC.

Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut. Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kojo Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun “Naftë për ushqim”.

 

Të fundit