Flash News


KRYESORE

Ndahet nga jeta kantautori Françesk Radi

Ndahet nga jeta kantautori Françesk Radi

Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare kantautori i njohur shqiptar, Françesk Radi. Radi ishte shtruar prej disa ditësh në QSUT, për të hemoragjisë cerebrale, por pavarësisht kujdesit të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Françesk Radi kreu studimet në Liceun Artistik dhe më pas në Akademinë e Arteve në Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 filloi punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe kompozoi dhe këndoi shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Kantautori Françesk Radi do të mbetet gjithnjë një emër i vlerësuar për publikun shqiptar për këngët e punuar me mjeshtëri.

Të fundit