Flash News


DITARI POLITIK

Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën hetim nga SPA

Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën

Një 27-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pas një kallëzimi nga një 28-vjeçar, i cili pretendon se i riu, nënkryetar i një subjekti politik në qytet, e ka kanosur përmes platformës “Messenger” për të ndikuar në dhënien e votës.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku u hap procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë. Ky i fundit është kallëzuar nga shtetasi J. Ç., 28 vjeç, për veprën penale të “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”.

Për shkak të natyrës së çështjes, materialet procedurale iu referuan më tej SPAK për hetime të mëtejshme dhe veprime të tjera ligjore.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen për shkak të përdorimit të metodave të kërcënimit për të ndikuar në votë, një fenomen që është i ndaluar me ligj dhe që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Të fundit