Flash News


DITARI POLITIK

Përfundon numërimi në Rrogozhinë, PS del forcë e parë

Përfundon numërimi në Rrogozhinë, PS del forcë e

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Rrogozhinës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 4766 vota, duke marrë 53.01% të totalit të votave të vlefshme. Socialistët kanë nisur festimet menjëherë pas shpalljes së rezultatit, duke konfirmuar dominimin e tyre në këtë bashki.

Në vend të dytë është renditur koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 3399 vota, ose 37.80%.

Të gjitha forcat e tjera politike kanë marrë më pak se 2% të votave secila, ndër to:
– Partia Mundësia – 167 vota (1.86%)
– Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 128 vota (1.42%)
– Lëvizja Bashkë – 63 vota (0.70%)
– Partia Koalicioni Euroatlantik – 39 vota (0.43%)
– Lëvizja Atdheu – 11 vota (0.12%)
– Aleanca Kombëtare Shqiptare – 17 vota (0.19%)
– Aleanca Demokracia e Re – 8 vota (0.09%)
– Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 7 vota (0.08%)

Të fundit