Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka një prirje të votave, deri tani, në favor të Edi Ramës. Një prirje që flet për humbjen e opozitës dhe për fitoren e qeverisë.
Ende mbetet e paqartë se si do të kapin finishin minipartitë e Shehajt, Lapaj-Shabanit dhe Qorit.
Çka duket qartë është se Tom Doshi me PSD do të jetë partia e tretë në Shqipëri, duke u bërë kingmaker. Edhe pse, siç duken gjasat, një kingmaker që nuk bën dot një mbret, pasi në asnjërën anë të spektrit nuk do të ketë nevojë për të për të bërë qeveri. Doshi mund të hyjë në punë vetëm nëse Rama i afrohet një shumice dërrmuese me të cilën kërcënon të ndryshojë Kushtetutën.
Socialistët do të ndihen triumfalistë këto ditë dhe demokratët të dorëzuar. Nuk është e tepërt për të thënë se ka humbur Shqipëria në këtë mes. Jo se ka humbur PD-ASHM, por se në zgjedhje të tilla si të djeshmet, po kështu, do të humbte çdo koalicion, dhe fitorja mund të ishte vetëm e Edi Ramës.
Pse?
Manualet e politikës botërore nuk njohin ende një politikan që fiton pa program. Retorika e Ramës e ka shmangur ofertën dhe është përqendruar te një spekulim gjeopolitik, antarësimi në BE, i cili, së pari, është synim mbarëkombëtar-të gjitha partitë bien dakord te integrimi- por edhe nuk është në dorën e qeverisë. Vendimi për të merret, jo vetëm mbi kriteret e përmbushura ose jo nga Shqipëria, por edhe nga një konklavë e vështirë e shteteve antare të BE, secili prej tyre me fuqinë e vetos.
Nga ana tjetër, Rama ka ofruar një repertor me batuta, me fyerje dhe mujshari (bullizëm), por nuk është kjo tipologjia kryesore e fushatës së tij. KM e ka përdorur pa teklif, pa drojë, pa kufizim, makinerinë shtetërore në shërbim të agjendës elektorale. Të qarta në krahun e tij kanë qenë edhe bandat, nga jugu në veri. Xhabaftët në oborrin e qendrës së votimit në Vorë dje, nuk janë shenjë e një Shqipërie normale, ata janë riciklim i një dramatizimi politik që është shpërfaqur sa e sa herë, sipas parimit ‘synimi e justifikon mjetin’. Nëse gangot e Vorës thonë se janë ‘qytetarë’, kujtoni pak rastin e Jurges Çyrbjes, që u fut në listat e Ramës nga porosia e bandave të zonës.
Jo vetëm periferitë janë kriminalizuar dhe e kanë shtrembëruar realitetin elektoral. Kush ka parë TV dje është përballur me skena groteske dhe dramatike mu në zemër të Tiranës. Drejtorë të lartë të administrates, me kapuçë të zinj, barkmëdhenj të doganave, deputetë felinë të qeverisë, gra të ndërkryera etj., etj., u kapën në kamera tek vraponin, fshiheshin, skërmiteshin, kërcënonin ditën për diell. Rasti i zyrës elektorale ilegale të PS te Njësia 5 është shenja sipërfaqësore se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë garë, nuk janë sfidë, nuk janë program, ato janë luftë për të mos e lëshuar pushtetin, qëllim në vetvete i pushtetit.
Në këtë kuptim mund të përsëritet se, me zgjedhje të tilla fitorja i shkon dhe do t’i shkojë Edi Ramës.
Ajo çka mbetet me ne edhe pas kësaj fitore/humbjeje është kthimi i këtyre farë zgjedhjeve në njëfarë forme të normalitetit. Kush e ruan ende fakultetin e turpit në ndërgjegje, ka patur zor dje nga skenat me protagonistë kryesorë njerëzit e administratës dhe bandat lokale të kthyera tashmë në pasuri kombëtare nga Edi Rama.
Fituesit mund të qeshen, por nuk po prodhojnë më shumë se një skërmitje në kurriz të Shqipërisë. Shpopullimi dhe kriminalizimi do mbeten, edhe pas 11 majit, dy sfida të mëdha kombëtare. Edhe më shumë të tilla sepse, paradoksalisht apo jo, zgjedhjet i mori partia që normalizoi, si shpopullimin ashtu edhe kriminalizimin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38