Flash News


E-TJERA

Shkelje gjatë zgjedhjeve në veri, 18-vjeçari shpallet në kërkim, 19-vjeçari fotografoi votën

Shkelje gjatë zgjedhjeve në veri, 18-vjeçari shpallet në

Policia e Kukësit ka njoftuar për dy incidente të ndodhura gjatë procesit zgjedhor në zonën verilindore të vendit. Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër 19-vjeçar po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, është shpallur në kërkim pasi gjatë natës ka tentuar të hyjë me forcë në vendin e numërimit të votave nr. 11. Gjatë këtij akti, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në detyrë. Ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga ana tjetër, në Tropojë, shtetasi S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të fletës së tij të votimit.

Të fundit