DITARI POLITIK

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, procesi rifillon nesër në orën 08:00

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, procesi rifillon nesër

Numërimi i votave në KZAZ nr. 60 në Fier është ndërprerë përkohësisht dhe pritet të rifillojë mëngjesin e së nesërmes, në orën 08:00. Deri më tani, janë numëruar 185 qendra votimi në këtë qark, ku rezulton se Partia Socialiste kryeson me një diferencë të ndjeshme ndaj rivalëve.

Sipas të dhënave paraprake, koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD–ASHM) ka grumbulluar 12,384 vota, që përbëjnë 25.42% të totalit të votave të numëruara.

Pas dy forcave kryesore politike, renditet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 2,056 vota ose 4.22%. Më tej, Partia Mundësia ka marrë 1,286 vota (2.64%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 510 vota, Lëvizja Atdheu 76 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 326 vota.

Ndër subjektet e tjera që kanë marrë pjesë në zgjedhje, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka siguruar 796 vota. Gjithashtu, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Aleanca Demokracia e Re kanë marrë përkatësisht 18 dhe 572 vota.

Numërimi pritet të vijojë nesër, ku do të ketë një panoramë më të qartë mbi rezultatin përfundimtar në këtë qark.

Të fundit