Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshë të re anëtarja e FRESSH në Tiranë

Ndahet nga jeta në moshë të re një aktiviste e Forumit Rinor Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESSH).

Kanë qenë miqtë e saj të forumit rinor, ata të cilët kanë përcjellë në rrjete sociale ngushëllimet për familjen e të resë, Rajselda Hamza.

Ndër to edhe Eljo Hysko, ish kreu i FRESSH, aktualisht deputet i Partisë Socialistë.

Ai ka publikuar një foto me vajzën e ndarë nga jeta dhe shkruan i prekur: “Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet!  U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty!”.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta parakohe të aktivistes socialiste në Tiranë.

Të fundit