Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e parodistit të Vlorës, Meta: Kjo humbje më ka prekur thellë!

Ndarja nga jeta e parodistit të Vlorës, Meta: Kjo humbje më ka

Për ndarjen nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Liko, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Në një shkrim në Facebook, Meta shprehet se kjo humbje e ka prekur shumë thellë, ndërsa i përcjell familjes ngushëllimet e përzemrërta.

Reagimi i Metës:

Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.

I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!

Të fundit