Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta i Moikom Zeqos, reagon shkrimtarja Açka: Ndër të paktët që dha shumë e që nuk kërkoi kurrë

Ndarja nga jeta i Moikom Zeqos, reagon shkrimtarja Açka: Ndër

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar menjëherë pas publikimit në media të lajmit për ndarjen nga jeta të studiuesit Moikom Zeqo.

Sipas shkrimtares, sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër për atë që Zeqo i dha kombit shqiptar.

“Sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër

Pusho në paqe, Miokom! Ti mendje brilante.

Një i urtë i patëdytë, që i bëri shërbimin kombit deri në fund, ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh shumë...

Poezi e Moikom Zeqos:

Ka një mrekulli të vdekjes

Ka një mrekulli të vdekjes të sakte si ligjet

kur trupat tanë do të shpërbëhen në elemente

të natyrës,

ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,

si humus e kripëra te rrënjët e një bime,

që ajo të lulëzojë e të hapi petale

e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.

Do të na lulëzojë eshtrat...

Ajme! Po shpirtrat vallë?

Si krijesa ajri do të enden nëpë re,

përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!”, shkruan Açka në rrjetet sociale.

Të fundit