Flash News

NDËRKOMBËTARE

Kanadaja, vendi i parë që miraton vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç

Kanadaja, vendi i parë që miraton vaksinën Pfizer për

Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer coronavirus për fëmijë nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Kanadaja bëhet kështu vendi i parë që e aprovon vaksinën për këtë grupmoshë.

Autoritetet shëndetësore kanadeze e morën këtë vendimin bazuar në të dhënat nga provat klinike të fazës së tretë mbi fëmijët që kanë këtë moshë.

"Departamenti përcaktoi që kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re," tha një këshilltar në ministri. Pfizer thotë se injektimi i vaksinës së  saj funksionon mirë në këtë grupmoshë.

Kanada deri tani ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste koronavirus dhe afërsisht 20% e tyre kanë qenë në njerëz nën moshën 19 vjeç. Gjithsesi rreziku i fëmijëve për t’u infektuar ose për të vdekur nga Covid-19 është i vogël, dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë nevojë për trajtim spitalor.

Si pjesë e aprovimit të vaksinës, Pfizer do të duhet të vazhdojë të sigurojë informacione për ministrinë e shëndetit të Kanadasë mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës tek ata të moshës 12 deri në 15 vjeç.

Marsin e kaluar, Pfizer tha se rezultatet fillestare nga provat e vaksinës së saj në këtë grupmoshë treguan efikasitet 100% dhe një përgjigje të fortë imune.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave aktualisht po shqyrtojnë nëse ata mund të autorizojnë injeksionin e vaksinës për të rinjtë, me vendimet që priten së shpejti.

Presidenti i SHBA Joe Biden këtë javë shtroi planet për të hapur vaksinat për 12 deri në 15 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: BBC

Të fundit