Flash News

KRYESORE

Ndërpreu seancën e nxori mediat jashtë, Ruçi nuk i’a mbyll dot gojën opozitës’, kjo është strategjia e re e PD

Ndonëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbylli seancën parlamentare, në momentin kur opozita bllokoi foltoren pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me dënimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj në Itali për pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare kriminale dhe trafik droge, sërish opozita ka vijuar të jetë prezente në ekranet dhe mediat shqiptare.

Tashmë përmes ndërhyrjeve live në 'Facebook' me një aparat celular, deputetët e PD publikojnë në kohë reale se çfarë po ndodhë brenda sallës së parlamentit.

Menjëherë pasi Ruçi e deklaroi seancën të mbyllur, ka hyrë ‘live’ Lulzim Basha, e më pas ish-kryeministri Sali Berisha, duke ua bërë të ditur tashmë se pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të bërë nul protestën e opozitës, kjo e fundit do të jetë sërish prezent në ekran me strategjinë e re.

Të fundit