Flash News

KRYESORE

'Ndryshimet kushtetuese, për t'i dhënë Ramës mandatin të tretë qeverisës', Kryemadhi: Mund të kërkojë të mbetet dhe me barrë!

'Ndryshimet kushtetuese, për t'i dhënë Ramës

“Edi Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot”, kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa komentonte ndryshimet kushtetuese të cilat -sipas opozitës dhe analistëve politik- u bën për t’i hapur rrugë PS të dalë sërish forcë e parë dhe Ramës një mandat të 3 qeverisës.

Në një intervistë për emisionin Java, përballë Preç Zogal dhe Rakipllarit, Kryemadhi u shpreh se Rama mund të ketë shumë dëshira, por kjo nuk do të thotë se mund të arrihen.

Sipas Kryemadhi, edhe sikur Taulant Balla të shkojë të numërojë votat, humbja e Ramës është e pashmangshme.

Rakipllari: Rama po kërkon dukshëm mandatin e tretë, dhe është e qartë se po bën lëvizje.

“ Edi Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot. Nëse ai do të ndjeki këtë rrugë, të bëj ndryshime, të provokojë, presidentin, z.Basha. Mua s'ka ç'a të më provokojë se s'dua t'ja di ç'a thotë ai. Edhe sikur Taulant Balla t'i numërojë votat, ai nuk fiton dot. Sepse 54% e bizneseve kanë falimentuar. 70% e turizmit është i vdekur, ka mbaruar. Një herë kur kishte qenë në Vlorë u kishte thënë atyre "doni të bëheni shërbëtorë të Lulit dhe Monikës?" Dhe njëri nën zë i kishte thënë: Po ç'shërbëtorë të bëhemi, ne jemi skllevërit e tu”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit