Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese/ Sot i kërkon tjetër takim, Meta ‘rrëfen’ bisedën që pa gdhirë me Lulzim Bashën: Të mblidhet Këshilli Politik

Ndryshimet kushtetuese/ Sot i kërkon tjetër takim, Meta

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish takim kreut të opozitës jashtëparlamentare, Lulzim Basha  sa i takon debatit për ndryshimet kushtetuese, nismë që u votua së fundmi në Këshillin e Legjislacionit nga mazhoranca dhe opozita parlamentare dhe që sipas saj në zgjedhjet e ardhshme shkohet me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore.

Ai thotë se që pa gdhirë ka diskutuar me Bashën, ku ky i fundit e ka njohur me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar.

Meta tregon se mbrëmë vonë ka marrë një mesazh nga eksperti për zgjedhjet, Kristaq Kume, ku i kërkonte të bëhet çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse sipas tij, do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

“Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.

Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar”, shkruan Meta, teksa publikon edhe pjesë nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Të fundit