Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, paralajmëron Gjiknuri: Po nuk siguruam dot votat, do hapim listat
Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se nëse maxhoranca nuk siguron dot votat për të kaluar në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor do të marrë parasysh kërkesën e opozitës paralamentare për listat e hapura në këmbim të votave të tyre.
Në një komunikim për mediat nga Vlora Gjiknuri arsyetoi se nevojitet një kompromis në të kundërt nuk ka ligj zgjedhor.
Ai u kërkoi gazetarëve të mos e pyesin për përfundimin pas beteja sapo ka nisur.
“Nuk përjashtoj mundësinë e listave të hapura nëse ne nuk gjejmë dot votat për të kaluar Kodin, natyrshëm që do të mundohemi të bëjmë kompromise me ta, përfshirë mbase edhe hapjen e listave, por është shumë shpejt për të folur. Por nëse nuk sigurojmë votat, është natyrshëm që duhet një kompromis, ose nuk do të kemi ligj zgjedhor.
Listat e hapura, nëse hapen me mënyrën që kërkon opozita, menaxhimi i numërimi i votave do të bëhet i vështirë, do të kërkojë ndërhyrje të tjera, në thjeshtimin e listave që paraqiten nga koalicionet. Opozita gjithmonë e ka kërkuar hapjen e listave, ne nuk kemi thënë se jemi kundër, por do konsensus më të gjerë, por me qëllim që Shqipëria të bëjë zgjedhje duhet të kalojë kodi, se sot nuk kemi kod. Mos më kërkoni të them se kush është përfundimi, pasi është një rrugë që sapo ka filluar dhe një betejë që nuk dihet si do të përfundojë”, u shpreh Gjiknuri nga Vlora.